image Qëndron Kastrati paraqet kallzim penal kundër një drejtori në Ministrinë e Arsimit

Kosovë

Arsim/ Qëndron Kastrati paraqet kallzim penal kundër një drejtori në Ministrinë e Arsimit

news image

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka paraqitur kallzim penal kundër Alush Istogut, drejtorit të departamentit për Arsim Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kastrati përmes një shkrimi në Facebook.

I pari i Kamenicës tha se Istogu e ka shpërfillur totalisht komunikimin zyrtar me Komunën e Kamenicës, si dhe e akuzon se Istogu e ka keqpërdorur pozitën e tij duke nxitur qytetarët të rezistojnë.

“Është e papranueshme të dëmtohet seriozisht një proces institucional e i ligjshëm – siç ka ndodhur nga veprimet e z. Istogu, vetëm sepse jemi mësuar të mos përballemi me pasojat e veprimeve tona. -Ndaj këtij personi, ne kemi paraqitur Kallëzim Penal pranë Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda”, ka shkruar Kastrati në Facebook./Gazeta Sinjali/

Për të realizuar reformën në Kamenicë jemi nisur nga përgjegjësitë ligjore, obligimet institucionale e interesi i…

Posted by Qëndron Kastrati on Thursday, February 20, 2020