image Qëndron Kastrati: Në një nga shkollat e Kamenicës, klasa e ka emrin “Arbërie Nagavci”

Politikë

Qëndron Kastrati: Në një nga shkollat e Kamenicës, klasa e ka emrin “Arbërie Nagavci”

news image

Kryetari në largim i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se në një nga shkollat e kësaj komune, një klasë e ka emrin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit.

Sipas Kastratit, klasa e ka marrë emrin e Nagavcit dhe dy-tri ditë pasi ajo klasë është emëruar në emër të saj, ministrja e ka vizituar shkollën.

“Tash paramendo në njërën nga ato shkollat, klasa e ka emrin Arbërie Nagavci. Ajo shkon e viziton pas 2-3 dite, gjatë kohës sa ishte ministre dhe bënte veprime… ka edhe fotografi me emrin e klasës”, është shprehur Kastrati.

Po ashtu, Kastrati ka thënë se faktori kryesor i humbjes në Kamenicë është reforma në arsim.

“Humba për shkak të reformës në arsim”, ka thënë ai në T7.

“Ishte spektri politik ai që e keqinterpretoi këtë te qytetarët. Ata thanë se as Serbia nuk ka mundur t’i mbyllë shkollat tona e tash po vjen Kastrati e po e bën këtë. Kjo ishte e ulët dhe e pasaktë. Ato ndryshime demografike që kanë ndodhur në Kamenicë kërkojnë ndryshime. Nuk kanë ndodhur vetëm në Kamenicë këto ndryshime, por në të gjithë botën. Kishte shkolla në fshatra me vetëm 5 nxënës”, shtoi Kastrati./Gazeta Sinjali/