Qendrim Dautaj nuk do të jetë më pjesë e KF Gjilanit.
Mesfushori nga Deçani e ka konfirmuar vetë largimin, përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
“Prej sot nuk do të jem pjesë e SC.Gjilanit,falenderoj kryesin e klubit dhe bashkëlojtarët për këta muaj të kaluar së bashku suksese në vazhdim,me respekt Qendrimi????????”, ka shkruar Dautaj.
Dautaj ishte transferuar në Gjilan më 26 qershor të këtij viti nga KF Ferizaj.
Mesfushori është shquar si futbollist me shumë potencial, pavarësisht lëndimeve me të cilat është përballur gjatë karrierës.
Ai ka luajtur për disa ekipe të ndryshme në Kosovë si Besa, Flamurtari, Llapi e Ferizaj, ndërkaq karrierën e nisi në vendlindje te ekipi i Deçanit. /Gazeta Sinjali/