image Qendra për Punë Sociale deklarohet rreth rastit të sulmit seksual ndaj një nxënëseje

Sociale

Qendra për Punë Sociale deklarohet rreth rastit të sulmit seksual ndaj një nxënëseje

news image

Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale, ka filluar ta trajtojë rastin e ngacmimit seksual ndaj një të miture në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoi më herët për një sulm seksual ndaj një nxënëseje të klasës së parë të shkollës fillore “Faik Konica” në kryeqytet, nga disa nxënës më të rritur në këtë shkollë.

Drejtori i Qendrës për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, ka konfirmuar për Sinjalin se kanë nisur trajtimin e rastit, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të saj, Qendra për Pune Sociale do të ndërmarr veprimet e saj në bashkëpunim me akterët e tjerë. Tani për tani nuk mund të japim më tepër informata për rastin”, tha Kukaj për Gazetën Sinjali.

Ndërkohë, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar rastin derisa kanë thënë se me urdhër të Prokurorit, rasti iu është drejtuar institucionit të mësipërm.

Nga zyrtarët e shkollës kemi pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit. Për shkak të moshës së personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe rrethanave specifike, me rekomandim të prokurorit, rasti po trajtohet nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale”, njoftoi Policia për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/