image Qendra e Studentëve ka një njoftim për studentët banues në konvikte që agjërojnë

Sociale

Qendra e Studentëve ka një njoftim për studentët banues në konvikte që agjërojnë

news image

Qendra e Studentëve ka dalë me një njoftim për studentët që banojnë në konvikte e që agjërojnë, duke thënë se në bazë të rregulloreve të brendshme, nuk lejohet asnjë organizatë apo institucion që të përgadis dhe servojë ushqime për studentët.

Sipas QS-së, përgjegjëse për përgatitjen dhe servimin e ushqimit për studentët është vetëm Mensa e Studentëve.

Thonë se në ditët në vijim do të bëjnë zgjidhje edhe për ushqimin e syfyrit.

“Duke pas parasysh ndjeshmërinë e përgatitjes dhe servimit të ushqimit, si dhe duke marrë për bazë kontrollimin dhe monitorimin që bëhet nga institucionet e specializuara (AVUK, IKSHPK, etj ) dhe rekomandimet që i marrim nga këto institucione, përgjegjëse për përgatitjen dhe servimin e ushqimit për student është vetëm Mensa e Studenteve. Andaj në ditët vijuese menaxhmenti i Qendrës së Studentëve do të ndërmarr hapa për të ofruar një zgjedhje për studentët agjërues në kohën e Syfyrit”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/