Nesër Qendra e Studentëve në Prishtinë që po shërben si karantinë, do të vizitohet nga Komisioni per Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës.
“Të premten, më 8 maj 2020, në orën 11:00, Komisioni per Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do të vizitojë Qendrën e Studentëve, që shërben si karantinë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Vizita bëhet më qellim që të shihet nga afër gjendja në këtë Qendër, dhe vjen pikërisht pas vdekjes së të riut gjilanas, Agon Musliut, i cili dyshohet se kreu vetëvrasje duke kërcyer nga katet e sipërme të njërin nga konviktet e kësaj qendre.
Aty po qëndrojnë të izoluar personat që janë kthyer në Kosovë nga shtetet tjera gjatë kësaj periudhe të pandemisë./ Gazeta Sinjali/