Të paktën dy persona janë qëlluar mbrëmjen e të premtes në verilindje të Washington DC, njoftuan autoritetet sipas të cilave në këtë zonë është ende prezent rreziku.
Dy burra dhe një vajzë janë lënduar, raporton CNN.
Autoritetet konfirmuan se dy njerëz u qëlluan, por ende nuk është e qartë nëse viktima e tretë u qëllua gjithashtu.
Në vendin e ngjarjes ndodhen autoritetet e sigurisë derisa banorëve u është kërkuar të strehohen ose të shmangin këtë zonë.