image Aksident trafiku në Baran të Pejës, dy të lënduar

Siguri

Aksident trafiku në Baran të Pejës, dy të lënduar

news image

Dy persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në fshatin Baran të Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Ndërkohë, të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku njëri prej tyre sipas policisë është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

/GazetaSinjali/