image Qelaj: Do të angazhohem për respektimin e parimeve kushtetuese

Kosovë

Qelaj: Do të angazhohem për respektimin e parimeve kushtetuese

news image

Me të marrë miratimin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për të qenë Avokat i Popullit, Naim Qelaj u betua se do të punojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme për të avancuar të drejtat dhe liritë e njeriut në vend.

Qelaj gjithashtu tha se do të angazhohet për respektimin në tërësi të parimeve kushtetuese.

“Unë betohem dhe premtoj solemnisht se do të kryej me besnikëri dhe në mënyrë të pavarur dhe paanshme detyrat dhe funksionet e që më janë besuar nga Kushtetuta dhe me ligj. Do të mbrojë dhe avancojë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë…do t’i respektoj në tërësi parimet dhe atë që është përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës si detyrë e Avokatit të Popullit”, tha ai.

Qelaj në seancën e sotme mori votat e 69 deputetëve, derisa do të ketë mandat pesëvjeçar në krye të këtij institucioni./ Gazeta Sinjali /