Qeveria e Shqipërisë do të përfshijë që nga sot edhe Lezhën në perimetrin e statusit të veçantë të gjendjes së jashtëzakonshme nga emergjenca natyrore.
Lajmin e dha vetë kryeministri Rama teksa pa nga afër dëmet në pallate e banesa, ku përsëriti lutjen për durim.
“Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup! Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o ia dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë!”, tha Rama.
Më herët qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe qytetin e Laçit./Gazeta Sinjali/