image Që nga java e ardhshme të gjitha spitalet do të furnizohen me rezervuarë të oksigjenit

Shëndetësi

Që nga java e ardhshme të gjitha spitalet do të furnizohen me rezervuarë të oksigjenit

news image

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka njoftuar se që nga java e ardhshme të gjitha spitalet e Kosovës do të pajisen me rezervuarë oksigjeni, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi tha se javën e ardhshme fillimisht Spitali i Gjilanit do të furnizohet me rezervuarë oksigjeni, duke vazhduar kështu pastaj me Spitalin e Gjakovës, Pejës e kështu me radhë në të gjitha qytetet.

“Gjilani, qysh javën e ardhshme do të bëhet me rezervoar, per të vazhduar pastaj me Gjakovë, Pejë e kështu me radhë në të gjitha Spitalet. Profesionistët shëndetësorë do t’a kenë punën më të lehtë e pacientët sigurinë makismale. Virusi, ende është prezent, andaj ende kemi nevojë  për respektim të masave”, shkroi ndër të tjera Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Rezervoarët e oksigjenit -zgjidhje afatëgjatë për  Spitalet e Kosoves.

Tashme u bë 1 vit që prej se bota po perballet me pandeminë COVID

Kosova, me gjithë kapacitetet e kufizuara, me numër  të vogël të profesionistëve  shëndetësorë  dhe infrastrukturë larg standardeve të deshiruara, po arrin te perballojë  me sukses  këtë pandemi.

Një nga sfidat  më të mëdha gjatë  kësaj pandemie, jo vetëm për  Kosovën  por edhe për shtetet tjera, problemit të furnizimit me oksigjen po i vie fundi. Shumë shpejt Spitalet e Kosovës do të pajisen me rezervoar oksigjeni.

Gjilani, qysh javën e ardhshme  do të bëhet me rezervoar, per të vazhduar pastaj me Gjakovë, Pejë  , e kështu me radhë në të gjitha Spitalet. Profesionistët shëndetësorë do t’a kenë punen më të lehtë , e pacientët sigurinë makismale. Virusi, ende është prezent, andaj ende kemi nevojë  për respektim të masave.

Vetëm  bashkë , mund të ia dalim. Bashkë, suksesin e kemi të garantuar.

Rezervoarët e oksigjenit -zgjidhje afatëgjatë për Spitalet e Kosoves. Tashme u bë 1 vit që prej se bota po perballet…

Posted by Valbon Krasniqi on Saturday, December 26, 2020

/Gazeta Sinjali/