image Qartet edukatorja, e godet me fytyrë për toke fëmijën 18 muajsh në sy të nënës

Botë

Çerdhe/ Qartet edukatorja, e godet me fytyrë për toke fëmijën 18 muajsh në sy të nënës

news image

Shokuese është një video që ka dalë nga një çerdhe, ku shfaqet një edukatore të cilës i humb durimi.

Punëtorja e përplas me fytyrë për toke një fëmijë 18 muajsh duke u përpjekur për ta vënë në gjumë.

Jazmine Torres, 22 vjeçare, është filmuar nga kamerat teksa tërheq për krahu fëmijët dhe i përplas fuqishëm për t’i shtrirë për të fjetur.

Nëna e djalit Caitlin Gimore gjatë pushimit të drekës kishte vendosur ta shikonte përmes telefonit kamerat e çerdhes për të parë se si po kalonte djali i saj, mirëpo tronditet kur e sheh këtë pamje.

Ato që i ka parë fillimisht ajo nuk janë regjistruar me telefon pasi që në ato momente ajo është nisur me nxitim për në kopsht për ta marrë djalin.

Gjatë kohës që ishte në rrugë për në çerdhe, miqtë e saj kishin vazhduar ta shikojnë videon dhe më pas regjistruan ato që panë më tutje.

Tani edukatorja po përballet me akuzën e rrezikimit e jetëve të fëmijëve.