image PZAP refuzon kërkesën e LVV-së për rivotim në 23 vendvotime në Prizren

PZAP refuzon kërkesën e LVV-së për rivotim në 23 vendvotime në Prizren

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për rivotim në 23 vendvotime në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

LVV kishte kërkuar që në 23 qendra të anulohet rezultati i publikuar dhe të urdhërohet KQZ që të organizojë rivotimin si shkak i diferencës së daljes së votuesve për të votuar dhe fletëvotimet në kutitë e votimeve.

Në vendimin e PZAP thuhet se pretendimet e LVV-së duke u bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së kanë bazë të paqëndrueshme.

Vendimin e plotë të PZAP mund ta gjeni KËTU.

Sipas rezultateve preliminare që kishte shpallur KQZ, komunën e Prizrenit e kishte fituar Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ndryshe, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të balotazhit për kryetarë të komunave, me përjashtim të komunës së Prizrenit, Kllokotit dhe Dragashit.

/GazetaSinjali/