Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa ka refuzuar ankesën e të parit të Ferizajt, Agim Aliut, qëa pretendonte se në rezultatin përfundimtar të KQZ-së nuk figurojnë disa vota.
“Refuzohet i pabazuar apeli Anr.722/2021 i datës 29.10.2021, i paraqitur nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK)-dega në Ferizaj, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. Protokoli 2858/2021 të datës 28.10..2021, përshkak të mospërputhjes së votave të kandidatit për kryetar komune-Ferizaj, për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, Agim Aliu nga PDK ka marrë 30 mijë e 627 vota, apo 62,38 për qind.