image PZAP merr vendim edhe për Nismën, këta janë kandidatët që nuk u certifikuan

Politikë

PZAP merr vendim edhe për Nismën, këta janë kandidatët që nuk u certifikuan

news image

PZAP ka njoftuar se ky organ e ka shqyrtuar ankesën e Nismës dhe e konsideron të paligjshme ankesën e kësaj partie lidhur me moscertifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë, të cilët janë dënuar për vepra penale në tri vitet e fundit, shkruan Gazeta Sinjali.

PZAP tashmë i ka kthyer përgjigje zyrtare disa partive minoritare që njësoj sikur Nisma janë ankuar për mos certifikim të listës zgjedhore pasi brenda tyre kishin persona të dënuar në tri vitet e fundit.

Kandidatët që nuk u certifikuan janë: Vesel Krasniqi, Endrit Shala, Besnik Berisha, Filloreta Bytyqi, Valentina Alija, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Ardian Nokaj, Aziz Thaçi, Vehbi Avdullahaj, Xhafer Berisha.

Sipas vendimeve të PZAP, KQZ ka respektuar me përpikëri vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjeve në fuqi.

nisma

/Gazeta Sinjali/