A do ta kalonit këtë test të shtetësisë zvicerane?
Njëzet e pesë vjeçarja e cila quhet Funda Yilmaz, ka lindur në Zvicër, ka jetuar atje gjithë jetën e saj, punon në një profesion teknik, flet rrjedhshëm gjermanisht zvicerane dhe është fejuar me një zviceran.
Pavarësisht kalimit të provimit me shkrim, pas një interviste me këshilltarët lokalë – një hap i rëndësishëm në procesin e natyralizimit në Zvicër, ku kantonet dhe komunat kanë më shumë fjalë se qeveria federale – Yilmaz u refuzua në kantonin e saj të Aargaut, sepse ajo nuk ishte “I integruar mjaftueshëm”, raportoi Aargauer Zeitung.
Me sa duket, Yilmaz nuk kishte dhënë përgjigje të kënaqshme për një grup prej mbi 70 pyetjesh që paneli i bëri asaj, duke përfshirë gjithçka nga jeta e saj personale te puna dhe njohuritë e saj për malet zvicerane.
Që kur transkripti i intervistës së saj u bë publik nga revista Schweizer Illustrierte javën e kaluar, shumë kanë kritikuar natyrën arbitrare të pyetjeve, të cilat Tages Anzeiger i quajti një “turp”.
Transkripti nxjerr në pah pyetjet shumë specifike dhe shpesh të çuditshme me të cilat përballej Yilmaz, pasi ajo pyetet për modelin e saj të sigurimit shëndetësor, jetën e saj shoqërore, sa shpesh ajo pushon në Zvicër dhe nëse i pëlqen ecja (ajo tha jo).
Meqenëse procedurat e nënshtetësisë ndryshojnë ndërmjet kantoneve, këshillat e banorëve lokalë nuk bëjnë të gjitha të njëjtat pyetje.
Transkripti i Buchs është një shembull i një sistemi arbitrar që ka parë një profesor amerikan të refuzuar pas 39 vitesh në Zvicër, sepse ai nuk dinte mjaftueshëm për rajonin e tij lokal, një grua holandeze bashkë me një kosovar u refuzuan pjesërisht për shkak të rrobave që mbanin.
“Fakti që arbitrariteti luan një rol në sistemin e sotëm është jozviceran”, shkruante Tages Anzeiger, e cila bëri thirrje për ndryshime.
Albinfo.ch, ju sjell disa nga pyetjet që ju bënë Yilmaz-t, përgjigjet e të cilës ju refuzua marrja e shtetësisë zvicerane.
A i dini numrat e urgjencës zvicerane?
A keni qenë në festën e 1 gushtit (Dita Kombëtare e Zvicrës)?
A e dini se si funksionon sigurimi juaj për aksidente?
Çfarë do të bënit nëse do të kishit një urgjencë mjekësore?
Përmendni disa klube lokale rekreative/sportive?
Çfarë ngjarjesh publike mbahen në qytetin tuaj?
Çfarë do të thoshit se është tipike zvicerane?
A njihni ndonjë sport tipik zviceran?
Çfarë muzeumi ofron zona lokale?
A shkoni me pushime brenda Zvicrës?
Sa rajone gjuhësore ka Zvicra?
Si quhen kinematë tuaja lokale?
Çfarë dini për Alpet?
Ku është Matterhorn?
Këto ishin disa nga pyetjet me të cilat u përballë 25-vjeçarja Yilmaz.