Pak para mbajtjes së fjalimit të 20-të para kombit për Vitin e Ri, presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një mori ligjesh, që përfshijnë rritjen e pagës minimale për 7.5 për qind, përkatësisht në 195 dollarë.
Ligji për pagën minimale parashikon që shuma jo vetëm duhet të jetë e barabartë me shpenzimet për jetesë në çerekun e dytë të një viti më parë, por edhe duhet ta tejkalojë ajo shifër.
REL citon agjencinë e statistikave të Bashkimit Europian, të pohojë se paga më e ulët minimale deri në muajin korrik mes vendeve të BE-së është regjistruar në Bullgari, 286 euro. Paga më e lartë minimale në baza mujore brenda vendeve të bllokut europain ka qenë në Luksemburg, 2,071 euro.
Putin po ashtu ka nënshkruar një ligj që lejon sërish pirjen e duhanit në disa dhoma të caktuara nëpër aeroporte.