image Putin tregon çfarë i tha Erdogani për operacionin turk në Siri

Botë

Putin tregon çfarë i tha Erdogani për operacionin turk në Siri

news image

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i shpjegoi sot homologut të tij rus Vladimir Putin qëllimet e operacionit ushtarak të Turqisë në Siri.

“Erdogan më shpjegoi në detaje objektivat e operacionit ushtarak turk përgjatë kufirit me Sirinë,” tha Putin pas takimit me Erdogan.

Presidenti rus theksoi se është e rëndësishme që ‘anëtarët e organizatave terroriste, veçanërisht Shteti Islamik, të cilat mbahen nga forcat ushtarake kurde dhe që po përpiqen të shpëtojnë, të mos përfitojnë nga veprimet e forcave ushtarake turke’.

Në një konferencë të përbashkët për media, Erdogan tha se me homologun e tij Putin kanë arritur një marrëveshje ‘historike” duke siguruar unitetin politik, integritetin territorial të Sirisë dhe luftën kundër terrorizmit.

Ai tha se militantët kurdë duhet të tërhiqen brenda 150 orësh nga zona ku Turqia është duke zhvilluar aktualisht operacionet e saja ushtarake./Gazeta Sinjali/