image Putin, Tony Blair e Mbreti i Jordanisë, në mesin e liderëve botërorë të përfshirë në ”Pandora Papers”

Botë

Putin, Tony Blair e Mbreti i Jordanisë, në mesin e liderëve botërorë të përfshirë në ”Pandora Papers”

news image

Në një nga rrjedhjet më të mëdha të dokumenteve financiare kanë dalë në pah pasuria dhe marrëveshjet e fshehta të udhëheqësve botërorë, politikanëve dhe miliarderëve.

Sipas BBC-së, rreth 35 udhëheqës të tanishëm dhe të mëparshëm dhe më shumë se 300 zyrtarë publikë janë pjesë e dosjeve të quajtura Pandora Papers.

Sipas këtyre dokumenteve, Mbreti i Jordanisë grumbulloi 70 milionë funte të pronës së Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së fshehurazi.

Përveç tij, ato gjithashtu tregojnë se si ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe gruaja e tij kursyen 312 mijë funte në tarifë kur blenë një zyrë në Londër.

Ndërsa, as presidenti rus, Vladimir Putin, nuk mungon. Dokumentet tregojnë se Putin me asetet sekrete në Monako dhe tregon se kryeministri çek Andrej Babis – përballë zgjedhjeve këtë javë – nuk arriti të deklarojë një kompani investimesh nga jashtë, të cilën e ka përdorur për të blerë dy vila në jug të Francës, në vlerë prej 12 milionë funte.

Dokumentet e fundit vijnë në një sërë rrjedhjesh gjatë shtatë vjetëve të fundit, pas FinCen Files, Paradise Papers, Panama Papers dhe LuxLeaks.

Ekzaminimi i këtyre dokumenteve është më i madhi i organizuar ndonjëherë më parë nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë. Në të po marrin pjesë më shumë se 650 reporterë.

BBC shkruan se në hetim të përbashkët me britaniken Guardian dhe partnerë të tjerë mediatikë, reporterët kanë tashmë akses në 12 milionë dokumente nga 14 kompani të shërbimeve financiare në vende si British Virgin Islands, Panama, Belize, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor dhe Zvicër.

Disa prej emrave në këto dokumente përballen me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe shmangie të taksave globale.

Por sipas BBC, një prej zbulimeve më të mëdha është sesi njerëz të njohur dhe të pasur kanë krijuar kompani për të blerë fshehurazi prona në Mbretërinë e Bashkuar.

/GazetaSinjali/