Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar sot se vendi i tij do të mbështesë Serbinë kur bëhet fjalë për Kosovën.
Putin po ashtu tha se asnjë vendim nuk mund të merret pa Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, njoftoi se Putin në një bisedë telefonike me Vuçiq tha se do të diskutonte çështjen e Kosovës në mënyrë private me homologun e tij serb, i cili do të jetë në Moskë më 24 qershor, për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores, e cila u shtye për shkak të pandemisë.
Këto deklarata, Putin i tha në ditën kur emisari special i presidentit të SHBA-së Richard Grenell ka bërë të ditur vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për datën 27 qershor në Uashington./Gazeta Sinjali/