Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekretin për miratimin e konceptit të përditësuar të politikës së jashtme të Rusisë.
Kremlini bëri të ditur, mes tjerash, se Putin zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Rusisë.
Në fjalën e tij në konferencën për media, Putin deklaroi se ka pasur ndryshime rrënjësore në arenën ndërkombëtare dhe se këto i kanë shtyrë ata të rishikojnë dokumentet e planifikimit strategjik.
“Sot nënshkrova një dekret për miratimin e Konceptit të përditësuar të Politikës së Jashtme të Federatës Ruse”.
“Ky koncept do të jetë një bazë solide doktrinore për punën tonë të ardhshme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kërkoj nga kolegët e mi të përfshirë në zbatimin e politikës së jashtme që t’i kushtojnë rëndësi zgjerimit të marrëdhënieve me partnerët tanë konstruktivë dhe krijimit të kushteve të nevojshme që shtetet jomiqësore të braktisin politikën e tyre armiqësore ndaj vendit tonë”, tha Putin.