image Putin me ushtarë të rremë krah vetes? Kush është gruaja “misterioze” që qëndron pas tij

Botë

Putin me ushtarë të rremë krah vetes? Kush është gruaja “misterioze” që qëndron pas tij

news image

Në sfondin e rusëve, Presidenti Vladimir Putin u uroi bashkëqytetarëve të tij “Gëzuar Vitin e Ri” disa kilometra larg kufirit me Ukrainën.

A ishin vërtet ushtarë ata në anën e të fortit të Kremlinit, apo thjesht Kremlini rekrutoi aktorë, të afërm të Putinit dhe mbështetësit e tij të zjarrtë që thjesht veshin uniformën ushtarake për të treguar qëndrueshmërinë e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, pyesin shumë media ndërkombëtare.

Siç është raportuar nga rrjeti televiziv francez BFMTV, disa raporte të huaja thanë se në fjalimin e tij të Vitit të Ri të shtunën nga selia e distriktit ushtarak në Rostov-on-Don, Rusia perëndimore, Putin ishte i rrethuar nga ushtarë “të rremë”, të cilët nuk nuk ishin gjë tjetër veçse aktorë, të afërm dhe përkrahës të flaktë të tij.

Duke iu drejtuar popullit rus, Putin përshëndeti ata që ai i quajti “heronj” që luftojnë për atdheun e tyre ndërsa lufta kundër Ukrainës është zvarritur për më shumë se një dekadë.

“Ne do ta bëjmë vendin tonë të madh dhe të pavarur”, theksoi Putin, duke shprehur në të njëjtën kohë sigurinë e tij për fitoren e vendit të tij ndaj Ukrainës.

Dyshimet për ushtarët “e rremë” u përforcuan kur gazetari bjellorus Tadeuts Zhiskan vuri re në Twitter se në të djathtë të Putinit ishte një grua bjonde ruse që është shfaqur në krah të tij edhe në raste të tjera, por në role të ndryshme. Në një foto, zonja bionde ka veshur rroba të marinës, ndërsa në një tjetër, ajo shfaqet si një nga besimtarët gjatë një shërbimi në kishë: dhe, çdo herë, në krah të Putinit.

“Fotot japin përshtypjen se gruaja është përdorur në disa raste për të shoqëruar presidentin në daljet e tij zyrtare. Si ushtare, si marinare dhe si e krishterë besnike. Zoti shpallet në mënyrë misterioze”, tha me ironi gazetari.

Sipas disa mediave, përfshirë gazetën zvicerane “Switzerland Times”, biondja është Sergina Karisha Borisnova, 57 vjeçe, nga qyteti i Novgorodit, anëtare e “Rusisë së Bashkuar”, partisë së Vladimir Putinit. Ajo shfaqet edhe në faqen e internetit të “Dumës”, dhomës së ulët të parlamentit rus, ku prezantohet si një nga anëtarët e saj. /abcnews.al

/GazetaSinjali/