image Pushtimi i Ukrainës/ Rusët përballen me dhimbjen e sanksioneve ndërkombëtare

Botë

Pushtimi i Ukrainës/ Rusët përballen me dhimbjen e sanksioneve ndërkombëtare

news image

Miliona rusë kanë filluar të ndiejnë efektin e sanksioneve ekonomike perëndimore të krijuara për të ndëshkuar vendin për pushtimin e Ukrainës fqinje.

“Nëse do të mund të largohesha nga Rusia tani, do ta bëja. Por nuk mund ta lë punën time”, thotë Andrey.

Ai nuk mund të përballojë të marrë një hipotekë në Moskë tani normat e interesit janë rritur, raporton BBC.

“Po planifikoj të gjej klientë të rinj jashtë vendit sa më shpejt dhe të largohem nga Rusia me paratë që po kurseja për këstin e parë”, thotë dizenjatori industrial 31-vjeçar.

“Këtu jam i frikësuar – janë arrestuar njerëz që kanë folur kundër “vijës së partisë”, shton tutje ai.

/GazetaSinjali/