image Themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange i pushojnë hetimet për përdhunim

Drejtësi

Drejtësi/ Themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange i pushojnë hetimet për përdhunim

news image

Suedia nuk do të procedojë me një hetim për përdhunim ndaj themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange.

Zëvendës Drejtorja e Prokurorisë Publike, Eva-Marie Persson, tha se provat për këtë pretendim, i cili ka të bëjë me një incident në vitin 2010, nuk ishin të mjaftueshme për të provuar këtë akt kriminal.

Një nga avokatët e Assange, Juan Branco, tha për Euroneës se ekipi juridik është “i lehtësuar që përfundimisht shpëtohet nga kjo stigmë dhe se tani mund të përqendrohet në qëllimin për të parandaluar ekstradimin e tij në SHBA dhe lirimin e tij.

Branco dënoi si “politik” faktin që hetimi për akuzën e përdhunimit u hap tre herë, duke theksuar se “ai kurrë nuk ishte subjekt i një akuze zyrtare, ai ishte vetëm i dyshuar”.

Ai gjithashtu tha se Assange, 48 vjeç, i cili aktualisht është i burgosur në Mbretërinë e Bashkuar duke u përgatitur për të parandaluar ekstradimin në SH.B.A., është “dobësuar nga kushtet e paraburgimit të cilat janë absolutisht të jashtëzakonshme”.”Ai është i mbyllur në një burg të ndërtuar për të mbajtur terroristë, të izoluar 24 orë në ditë me qasje shumë të kufizuar, pa qasje në kompjuter ose ndonjë mjet komunikimi. Kushtet e tij të paraburgimit u konsideruan nga Raportuesi Special i KB si të barabarta me torturat, ” shtoi ai.Gazetari australian kërkohet në SH.B.A. për shkeljen ligjit për spiunazhin dhe komplot pasi kishte hakuar kompjuterët e qeverisë. Nëse dënohet, ai përballet deri në 175 vjet në një burg në SHBA