image Skandal në Angli/ Një futbollist i Premierligës arrestohet nga Policia me dyshimin për përdhunim

Futboll

Skandal në Angli/ Një futbollist i Premierligës arrestohet nga Policia me dyshimin për përdhunim

news image

Një futbollist i Premier League dhe i kombëtares është arrestuar në veri të Londrës me dyshimin për përdhunim.

29-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në paraburgim mëngjesin e së hënës ku edhe ndodhet, siç raporton The Telegraph.

Policia Metropolitane i tha BBC Sport: “Më 4 korrik, një pretendim për përdhunim të një gruaje rreth të 20-tave u raportua në polici. U raportua se përdhunimi i supozuar ka ndodhur në qershor 2022”.

Deklarata shtoi: “Më 4 korrik, një 29-vjeçar u arrestua në një adresë në Barnet me dyshimin për përdhunim dhe u dërgua në paraburgim ku ndodhet.

“Hetimet për rrethanat janë në vazhdim”.

/GazetaSinjaliSport/