image Pushojnë hetimet ndaj dhëndrit të prokurorit në Prizren, s'u provua se ishte i përfshirë në falsifikim parash

Drejtësi

Pushojnë hetimet ndaj dhëndrit të prokurorit në Prizren, s’u provua se ishte i përfshirë në falsifikim parash

news image

Prokuroria Themelore në Prizren ka pushuar hetimet ndaj Mehmet Shishkos, dhëndrit të Prokurorit të Krimeve të Rënda, Metush Birajt, i cili dyshohej se ishte i përfshirë në falsifikim parash.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe vet Shishko, i cili tha se para disa muajsh është liruar, ndërkohë që hetimet ndaj tij kanë pushuar.

“Po, është e vërtetë. Hetimet kanë pushuar, ndërsa unë jam liruar para katër muajt. Tashmë më janë kthyer telefoni dhe vetura që janë sekuestruar”, tha Shishko për Sinjalin.

Ndryshe, Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht më 23 qershor të vitit të kaluar për aksionin që u zhvillua për këtë rast, ku ranë në prangat e Policisë edhe disa të dyshuar të tjerë.

Gjatë këtij aksioni policor, Policia gjeti edhe 32 mijë dollarë në banknota nga 100 dollarë dhe 8 mijë dollarë në banknota nga 50 dollarë. Po ashtu, u sekuestruan edhe 3 banknota nga 500 euro, si dhe u sekuestruan dy automjete.

news image

/GazetaSinjali/