image “Pushkët tona nuk qëllojnë”, rekrutët rusë janë dërguar për ‘mish për top’ në Ukrainë - VIDEO

Botë

“Pushkët tona nuk qëllojnë”, rekrutët rusë janë dërguar për ‘mish për top’ në Ukrainë – VIDEO

news image

Në pamje shihen momentet kur një grup ushtarësh të rinj rusë të dërguar në frontin në Ukrainë humbasin durimin duke folur kundër praktikave të eprorëve të tyre, sipas tyre absurde.

Në pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetin Twitter dhe në rrjetet pro-Ukrainase të cilat duken autentike mes kaosit të dezinformacionin që karakterizon konfliktin.

Grupi i ushtarëve të rinj shihen me helmeta më të mëdha në masë dhe me automatikë të vjetër AK-47 duke u ankuar se janë dërguar për “mish për top”.

Britanikja DailyMail shkruan se një prej ushtarëve në video ankohet: “Mësoni të vërtetën! Ministria ruse e mbrojtjes nuk e ka idenë se ku jemi apo se çfarë bëjmë këtu. Jemi dërguar për mish për top!

Një tjetër ushtar shton: “Armët tona janë të viteve 1940! Ato nuk qëllojnë! Po dërgojnë studentë në luftë”, sipas të përditshmes The Times.

Djemtë që raportohet se janë nga divizioni i motorizuar Brigada 15-të, xhironin veten e tyre në karrocerinë e kamionit pranë Sumy, afër kufirit me Rusinë.

Një djalë thotë në rusisht se helmeta e tij është shumë e madhe teksa shton: “Unë jam 18 vjeç”.

Më pas ai ngre larg kallashnikovin e tij duke u ankuar: “Na kanë dhënë këto armë për të luftuar me artilerinë, mortajat e raketat. Ju kërkojmë ta shpërndani këtë video!”

Zona e Sumy ka qenë skenë e luftimeve të ashpra ditët e fundit nga ku pamjet kanë treguar shkatërrim të gjerë.

Presidenti Putin ishte zotuar të mos dërgonte në luftë rekrutë të rinj pa eksperiencë por një e katërta e ushtrisë ruse përbëhet nga 18-27 vjeçarë, kryesisht me origjinë më të varfër dhe pa mundësi për t’iu shmangur shërbimit ushtarak.

Mesazhe të interceptuara të ushtrisë ruse kanë thënë se forcat po përballen me moral të ulët dhe probleme me furnizimin e sëmundjet.

/GazetaSinjali/