image Pushimet verore, mjeku shqiptar ka një këshillë për çdo operator turistik

Shqipëri

Pushimet verore, mjeku shqiptar ka një këshillë për çdo operator turistik

news image

Shqipëria pas heqjes së masave preventive, ka filluar të mbushet me turistë kosovarë dhe të tjerë.

Mjeku shqiptar, Pëllumb Pipero, ka sygjeruar që operatorët turistikë, t’i pyesin pushuesit nëse kanë shenja klinike dhe të mos rekomandojnë ardhjen e tyre nëse veç kanë shenja klinike.

“Të gjithë operatorët turistikë, të cilët jo vetëm, t’i ftojnë por edhe t’i inkurajojnë të gjithë pushuesit që të vijnë në plazhet tona, por përpara se t’u rekomandojnë akomodimin, duhet t’i pyesin nëse kanë shenja klinike dhe të mos i rekomandojnë të vijnë nëse kanë shenja klinike. Pra kaq mjafton për të qenë të sigurt kur ata udhëtojnë, por të jenë të sigurt edhe këtu kur të pushojnë”, tha ai./ Gazeta Sinjali/