image Rina Balaj pas pushimeve ia thotë këngës

Bota e Yjeve

Video/ Rina Balaj pas pushimeve ia thotë këngës

news image

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare, Rina Balaj, pasi përfundoi pushimet verore, ka zgjedhur menjëherë t’ia fillojë këndimit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja, përmes disa videove të publikuara në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 465 mijë ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Rina ka kënduar njërën nga këngët e Billie Eilish, e cila për momentin është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera në botë.

Më pëlqen të bëj kovera, më kthejnë atje ku edhe kam filluar. Billie Eilish është e preferuara ime për momentin”, ka shkruar ajo sipër videove.

Rina me këto video të shpërndara, ka treguar se përveç repit është e zonja edhe në këndim. Anipse ka zgjedhur që ta mbulojë fytyrën, talenti i saj nuk fshihet dot.

Aktualisht, Rina është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “Ideal” në bashkëpunim me Koston. Kënga është publikuar në muajin korrik dhe deri më tani numëron mbi shtatë milionë klikime në kanalin Youtube./Gazeta Sinjali/