image Pamje nga pushimet e Kidës me prindërit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Pamje nga pushimet e Kidës me prindërit

news image

Njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare padyshim që është Kida.

Artistja me ëmbëlsinë dhe vokalin unik ka arritur t’i bëjë për vete publikun, transmeton Sinjali.

Kida së fundmi ka filluar pushimet verore, ku ka zgjedhur që t’i kalojë së bashku me prindërit. E pamje nga këto pushime, artistja herë pas here po i ndan me ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja siç duket është duke i shijuar këto pushime në maksimum si dhe shfaqet tejet e lumtur për suksesin që dy këngët e fundit kanë arritur.

Bëhet fjalë për këngët “Deja Vu” në bashkëpunim me Lyrical Son dhe “Tela” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Që të dyja këngët numërojnë miliona klikime në kanalin Youtube./Sinjali/