image Pupovci: Nuk do të jetë një vit shkollor normal nëse vazhdon gjendja e njëjtë pandemike

Arsim

Pupovci: Nuk do të jetë një vit shkollor normal nëse vazhdon gjendja e njëjtë pandemike

news image

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka folur rreth fillimit të vitit të ri shkollor dhe kompensimit të orëve të humbura, shkruan Gazeta Sinjali.

“8 ditët e humbura do të kompensohen, por çka nëse bëhen 18 dite apo 38 ditë të humbura”, tha ai.

Pupovci tha se nuk do të jetë një vit shkollor normal nëse kjo gjendje e njëjtë pandemike vazhdon.

“Për momentin e kemi vaksinën dhe duhet të rritet numri i të vaksinuarve dhe të respektohen masat që do të ndikojnë në uljen e rasteve”, shtoi ai.

Zëvendësi i Ministrisë tregoi se kërkesa e prindërve dhe mësimdhënësve ka qenë që të fillojë mësimi më 1 shtator, por me rritjen rastet, asociacioni i prindërve kërkoi që të shtyhet mësimi.

“Pas diskutimeve kemi ardhur në përfundim që duhet të shtyhet”, tha Pupovci në Klan Kosova. /Gazeta Sinjali/