image Sulmohet nga hakerët grekë faqja e internetit të Ministrisë së Arsimit në Maqedoni të Veriut
[wp-story id="814678"]

Rajon

Sulmohet nga hakerët grekë faqja e internetit të Ministrisë së Arsimit në Maqedoni të Veriut

news image

Sulmet Kibernetike janë bërë shumë të shpeshta kohëve të fundit si në Kosovë ashtu edhe në vendet e tjera. Një sulm i tillë ndodhi sot në Maqedoninë e Veriut.

Faqja e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut këtë pasdite është sulmuar nga hakerët grekë, përcjell Sinjali.

Kjo faqe momentalisht është jashtë funksionit dhe nuk ofron asnjë shërbim, përpos fotografisë së hakerëve grekë.

Ndërsa nga institucioni në fjalë ende nuk ka asnjë reagim lidhur me sulmin në fjalë.

/GazetaSinjali/