image Punonjësi i ZRRE-së i kërkon Molliqajt të mos e ndalin siguresën e rrymës, njëri nga aktivistët i vërsulet

Politikë

Punonjësi i ZRRE-së i kërkon Molliqajt të mos e ndalin siguresën e rrymës, njëri nga aktivistët i vërsulet

news image

Një punonjës i ZRRE-së është ankuar se aktivistët e PSD-së po e ndalin siguresën e rrymës në Zyrën e Rregullatorit për Energji. Nga ato hapësira, PSD thotë se nuk do të dalin pa e parë vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.

Ti je tu e ndalë komplet sistemin. A ke ardhë me e dëmtu buxhetin?”, i tha punonjësi kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Dardan të lutem”, vazhdoi ai.

Në diskutim e sipër, njëri prej aktivistëve të PSD-së iu vërsul punonjësit.

Aty ndërhyri Molliqaj, duke ia vënë dorën përpara, ndërsa kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu u mundua ta relaksojë situatën.

“A doni me ua qitë nga një gotë ujë”, tha ai duke qeshur.

/GazetaSinjali/