Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ky është orari sipas rajoneve të Kosovës:
Rajoni i Prishtinës:
19.12.2022
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
TS 35/10(20) kV Fushë- Kosovë do të ndërprehet:
20kV Dalja F.K. nr.2 (kodi: 10012085 ) nga ora 11:00 deri në orën 14:00
Vendet: Rr.Aziz Zhilivoda, rr Hashim Hajdini- nje pjesë dhe rr.Nënë Tereza një pjesë.
Arsyeja: Ndërrimi i vendit të kyçjes së transformatorit.
2.
TS 35/10(20) kV Fushë- Kosovë do të ndërprehet:
20kV Dalja F.K. nr.4 (kodi: 10012084) nga ora 11:00 deri në orën 14:00
Vendet: Rr.Hashim Hajdini, rr. Kongresi i Lushnjes- një pjesë.
Arsyeja: Ndërrimi i vendit të kyçjes së transformatorit.
3.
TS 35/10(20) kV Fushë- Kosovë do të ndërprehet:
20kV Dalja Fushë-Kosova nr.6 (kodi: 10012086 ) nga ora 11:00 deri në orën 14:00
Vendet: Rr. Zahir Pajaziti, rr. Shukrie Obërtinca- një pjesë dhe rr.Nënë Tereza- një pjesë.
Arsyeja: Ndërrimi i vendit të kyçjes së transformatorit.
Rajoni i Ferizajt
1.
Nga NS 35/10 kV Badovc do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Janjeva ( Kodi:10014011) nga ora 15:00 deri në orën 16:00
Vendet: Janjeva, Shashkovci, Akllapi, Terbuvci Gushterica e Epërme Shushica.
Arsyeja: Rregullimi i ndarësit të linjës.
19.12.2022
Punime në projekte investive
Rajoni i Gjakovës
1.
Nga NS 35/10[kV] Malishevë do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Carralluka (kodi: 82082001) nga ora 13:00 deri 16:00
Vendet: Rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), 610 Hisni Mazreku (1 konsumatorë). Fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.
Arsyeja: Projekte investive, shtrirje e përçuesve dhe montimi i izolatorëve.
2.
NS TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Ponosheci (kodi: 80080006) nga ora 09:00 deri në ora 17:00
Vendet: fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.
Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i konzollave dhe izolatorëve nën tension.