Një vjedhje ka ndodhur dje pasdite në një dyqan të telefonave në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.
Atje një 40-vjeçar e ka vjedhur një telefon të tipit “Iphone 8 plus”, që kapë vlerën prej 200 euro.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rastin në Polici e ka lajmëruar punëtorja e këtij dyqani, e cila ka deklaruar se i dyshuari e ka marrë telefonin dhe ka dalë nga dyqani pa e bërë pagesën.
Siç mëson Sinjali, punëtorja e ka ndjekur të dyshuarin, mirëpo nuk ka arritur ta kapë atë.
I njëjti më pas ka rënë në prangat e Policisë dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.