Kamerat e sigurisë të një dyqani kanë kapur momentin kur një tablet shpërtheu në duart e një riparuesi në provincën veriperëndimore të Bursas në Turqi.
Punonjësi i servisit të telefonave, Enes Sahin, po përpiqej të riparonte tabletin kur papritmas i shpërtheu në flakë. Sipas tij, shkak mendohet të ketë qenë nxehja e baterisë.