Nuk janë të rralla rastet e lëndimeve në vendin e punës për punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë. Fatkeqësisht, nga lëndimet që morën duke punuar, disa prej tyre humbën edhe jetën.
Një punëtor i ndërtimtarisë sot rrezikoi jetën e tij, derisa po punonte në ndërtesën 40 katërshe, më e larta në Prishtinë.
Një sinjalizues ka dërguar një video në adresë të Gazetës Sinjali, në të cilin shihet një punëtor, diku në katin e 30 të kësaj ndërtesë, që gjendet në rrugën “Robert Doll”, në kryeqytet.
Ai shihet duke punuar me matrapik, mjet shumë i rëndë i punës, i njohur në gjuhën e këtij sektori, si “hillt”.
Ky punëtor rrezikon jetën e tij, duke punuar me këtë mjet në skaj të katit 30, i pajisur vetëm me jelek dhe me helmetë, krejtësisht i pasigurt./Gazeta Sinjali/