Në vendpunishtet e sektorit të ndërtimtarisë në Kosovë, rastet kur punëtorët lëndohen janë jo të rralla, raporton Gazeta Sinjali.
Madje, ndër vite, numër i madh punëtorësh, kanë humbur edhe jetën si pasojë e moskujdesit të mjaftueshëm gjatë kryerjes së punëve që ata bëjnë.
Një rast të tillë, e ka dërguar edhe një sinjalizues nga Suhareka, në rrugën “Maksut Kuçi”, ku shihet në video, se si një punëtor ndërtimtarie nuk ka marrë masat mbrojtëse për punën që kryen, ndonëse është në katin e pestë duke ushtruar zejën e tij.
Ndryshe, zëvendëskryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Agim Millaku, në një intervistë për media ditë më parë, ka thënë se janë të angazhuar vetëm 35 inspektorë, që bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në gjithë territorin e Kosovës.