image Punëtori i një lokali në Fushë-Kosovë rrahet dhe kërcënohet me armë nga dy persona

Siguri

Punëtori i një lokali në Fushë-Kosovë rrahet dhe kërcënohet me armë nga dy persona

news image

Dita e punës nuk i shkoi si zakonisht një punëtori të një lokali në Fushë-Kosovë mbrëmë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se derisa ai është rrahur dhe është kërcënuar me armë zjarri.

Ai kishte qenë duke punuar mbrëmë rreth orës 20:00, kur në lokal kanë hyrë dy persona të panjohur për të, njëri prej të cilëve ia kishte drejtuar armën, kurse tjetri e kishte rrahur fizikisht.

Për shkak të lëndimeve të marra, ai ka pranuar tretman mjekësor.

Këto burime kanë bërë të ditur se të panjohurit kanë dalë nga lokali dhe janë larguar me veturë në drejtim të panjohur./Gazeta Sinjali/