image Punëtori i një firme në Ferizaj deponon mbi 400 euro në bankë të cilat dyshohet se janë të falsifikuara

Siguri

Punëtori i një firme në Ferizaj deponon mbi 400 euro në bankë të cilat dyshohet se janë të falsifikuara

news image

Një person, dje në pikën e ProCredit Bankës në Ferizaj që ndodhet në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ka deponuar 455 euro para të falsifikuara, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Ferizaj kanë bërë të ditur se ky person në emër të një firme kanë deponuar dy herë nga 220 euro dhe një herë 15 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Në lidhje me këtë rast, punëtorja e kësaj banke e ka paraqitur rastin menjëherë në polici dhe monedhat janë konfiskuar dhe ky rast është duke u hetuar.

Paraja e falsifikuar po qarkullon çdo ditë e më shumë. Bankat, dyqanet, firma të ndryshme pothuajse çdo ditë ankohen në polici se kanë hasur në para të falsifikuara.

/Gazeta Sinjali/