image Punëtori i një banke në Prishtinë has në para të falsifikuara

Siguri

Punëtori i një banke në Prishtinë has në para të falsifikuara

news image

Rastet kur zyrtarët nëpër bankat e Kosovës apo qytetarët hasin në para të falsifikuara janë të shpeshta, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë kishte ndodhur në rrugën “Idriz Gjilani” në Prishtinë, pasi dje rreth orës 12:00, një punëtor i bankës ka raportuar në Polici se nga një person i panjohur kishte pranuar një kartëmonedhë në vlerë prej 100 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Burimet e Sinjalit brenda policisë bëjnë të ditur se rasti është duke u hetuar.

/Gazeta Sinjali/