image Punëtori i KEK-ut goditet me gurë nga dy persona në Obiliq

Siguri

Punëtori i KEK-ut goditet me gurë nga dy persona në Obiliq

news image

Një punëtor i sigurimit në Termocentralin “Kosova B” është sulmuar me gurë nga dy persona, mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:40, në Obiliq, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se të dyshuarit kishin hyrë në zonën e sigurisë dhe kur roja ka kërkuar që ata të dalin jashtë, kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të tij.

Për shkak të lëndimeve, roja është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq.

Këto burime bëjnë të ditur se dy të dyshuarit të cilët hodhën gurë në drejtim të punëtorit të sigurisë janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/