Pjesës më e madhe e stafit të Google në selinë e saj evropiane në Dublin u është thënë të punojnë nga shtëpia pasi një punëtor pati simptoma të gripit, raporton transmetuesi publik irlandez RTE. Megjithatë mësohet se ky person ka rezultuar negativ në testin e bërë.
“Ne vazhdojmë të marrim masa paraprake për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e forcës sonë të punës, dhe si pjesë e kësaj përpjekje kemi kërkuar nga ekipet tona të Dublinit që të punojnë nga shtëpia nesër,” tha një zëdhënës i Google për RTE.
Ka mbi 8,000 punonjës në zyrën e Dublinit sipas Google./Gazeta Sinjali/