image Punëtorët teknikë bojkotojnë punën nëse nuk i marrin nga 300 euro shtesë

Kosovë

Punëtorët teknikë bojkotojnë punën nëse nuk i marrin nga 300 euro shtesë

news image

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të cilët punojnë në QKUK, në Spitalet Rajonale, në Qendrat e Mjekësisë̈ Familjare dhe Ambulancat, për një orë sot kanë protestuar në vendet e tyre të punës për mospërfshirje në pagat shtesë prej 300 eurosh për muajt korrik dhe gusht, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata kanë paralajmëruar bojkotim të punës nëse nuk i marrin paratë për këta dy muaj.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, tha se edhe këta punëtorë janë të rrezikuar, prandaj duhet të përfshihen në listën për stimulim.

Ai po ashtu tha se punëtorët teknikë janë edhe më të rrezikuar se vetë mjekët. /Gazeta Sinjali/