image Punëtorët e KEDS dhe KESCO mbledhin afro 20 mijë euro për ta ndihmuar Shqipërinë

Kosovë

Tërmeti/ Punëtorët e KEDS dhe KESCO mbledhin afro 20 mijë euro për ta ndihmuar Shqipërinë

news image

Puëtorët e KEDS dhe KESCO kanë dhënë donacion prej afro 19 mijë eurosh për të ndihmuar Shqipërinë që të përballet me pasojat e termetit.

Kjo shumë është donuar brenda një dite të vetme nën organizimin e përbshkët të KEDS-it dhe Sindikatës së punëtorëve Elektrokosova (FSPE).

Ky aksion ka qenë në baza komplet vullnetare dhe i janë përgjigjur gati komplet punëtorët e KEDS dhe KESCO.

Me anë të këtij veprimi tregohet se i gjithë stafi i KEDS/KESCO bashkëndjen me Shqipërinë dhe njerëzit e afektuar nga termeti në këto momente të vështira sikurse është i gatshëm të jap kontributin e vet kurdo që paraqitet nevoja.

Kjo shumë i bashkohet donacionit të vet kompanisë që e ka dhënë më herët menjëhërë pas termetit. Por, ndihma shtesë, jashtë këtij organizimi, kanë dhënë punëtorët në mënyrë individuale, madje duke dërguar ndihma edhe direkt në vendet e afektuara nga kjo fatkeqësi.