image Punëtorët e “Ferronikelit” tentojnë të hynë në ndërtesën e Kuvendit, ndalohen nga Policia

Siguri

Punëtorët e “Ferronikelit” tentojnë të hynë në ndërtesën e Kuvendit, ndalohen nga Policia

news image

Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, po protestojnë para institucioneve të Kosovës, derisa një pjesë e tyre ka tentuar të hyjë në oborrin e Kuvendit të Kosovës. Ata janë ndaluar nga zyrtarët policorë.

Protesta po mbahet nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ferronikelit.

“Mos na diskrimino, punëtorët nuk janë privatizuar, punëtorët nuk janë të privatizuar, Kosovës plus 1000 raste sociale, kryeministër edhe punëtorët e Ferronikelit janë Kosovë”, ishin disa nga thirrjet e punëtorëve.

/GazetaSinjali/