Punëtorët e Feronikelit do të hyjnë në grevë sot, brenda hapsirave të kësaj fabrike në Drenas.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Fehmi Nika ka thënë për Gazetën Sinjali se kërkesat e tyre janë socio-ekonomike.
“Kërkesat e punëtorëve janë: ngritje të pagave, kushte të punës, siguri në punë e të gjitha të tjerat”, ka thënë Nika.
Në një njoftim për media thuhet se greva do të zgjasë rreth një orë.
“Me datën 12 nëntor 2019, në ora 11:00 do të mbahet greva në kohëzgjatje prej nje orë, brenda hapsirave të Fabrikës së Feronikelit, në Drenas, përkatësisht në pllaton para puntorisë qendrore”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/