Mediat koreano-veriore kanë publikuar një video të testimit të raketës interkontinentale, e cila solli një ditë më parë reagimin e të gjithë komunitetit ndërkombëtar.
Testimi i kësaj rakete të ndaluar, u ndoq nga afër nga lideri Kim Jong Un i cili shfaqet në video porsi një agjent sekret në filmat e James Bond.
Kim duket në gjendje shumë të mirë, i veshur me një xhup lëkure dhe syze aviatorësh, teksa kontrollon lëshimin e raketës.
Raketa interkontinentale arriti të ngjitej në një lartësi prej 6000 km për të rënë më pas në jug të Japonisë. Për Kim, prova ishte tepër e suksesshme dhe shtoi se tashmë Koreja e Veriut është e gatshme të përballet me imperialistët amerikanë.
This is not a parody, that's official video of Kim Jong-un guiding the test launch of Nork Korean missile ???? ???? pic.twitter.com/1ZSj5OnqTO
— Ankiit Koomar (@AnkiitKoomar) March 25, 2022