Tashmë vendimi për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike është bërë publik.
Edhe pse kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka kërkuar nga kryeministri Kurti anulimin e këtij vendimi, ky i fundit duket se nuk e ka ndërmend të kthehet mbrapa.
“Vendimi hyn në fuqi, ditën e nënshkrimit nga kryeministri”, shkruhet në vendimin që iu është përcjellë Veliut, zëvendëskryeministrave e e ministrave.
Në njoftimin e zyrës së kryeministrit Kurti ndër të tjera thuhet se ” Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është “. /Gazeta Sinjali/