Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19, derisa nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Në njoftimin e MSh-së thuhet se janë shëruar 8 qytetarë, shkruan Gazeta Sinjali.
MSh-ja bënë të ditur se janë vaksinuar 50 persona, në 24 orët e fundit, ndërsa që nga fillimi i këtij procesi, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës.
Aktualisht, në Kosovë shënojnë 101 raste aktive me koronavirus.